Një tjetër personalitet i rëndësishëm amerikan, do të ketë bust në Kosovë.
Bëhet fjalë për senatorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bob Dole.
Sipas Indeksonline, Qeveria e Republikës pritet që nesër të marrë një vendim rreth vendosjes së këtij busti, mirëpo nuk dihet se në cilin qytet.
Senatori Dole, konsiderohet personalitet shumë i rëndësishëm për çështjen e Kosovës dhe i shqiptarëve në përgjithësi.
Edhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe ish-sekretarja e shtetit, Madeline Albright, kanë shtatoret e tyre në Prishtinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.