×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe një analist aderon në parti politike, Dardan Velija bëhet pjesë e listës së Vjosa Osmanit

    Reporteri
    15 Janar 2021 | 11:30

    Analistët e promovuar në studiot televizive si zakonisht në prag të zgjedhjeve, edhe kësaj here kanë vazhduar të bëhen pjesë e partive politike.


    Pas atyre që së fundi aderuan në VV e PDK, është bërë e ditur se edhe analisti Dardan Velija, që me opinionet e tij është parë i afërt me LDK’në, është bërë pjesë e listës Vjosa Osmanit, listë e cila do të shkrihet në listën e Vetëvendosjes në garën zgjedhore të 14 shkurtit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Këtë e ka bërë të ditur shefi i kabinentit të ud të presidentes Vjosa Osmani, Faton Peci, në një paraqitje televizive në Kanal 10.

    Ai ka thënë se lista e Vjosa Osmanit do të jetë e pasur, dhe emrat do t’i shihni ditëve në vazhdim, por njëri prej tyre do të jetë edhe zoti Dardan Velija, i cili në atë moment ndodhej në studion e emisionit Politiko të Kushtrim Sadikut, tanimë bashkë me kolegun e tij partiak, Faton Peci.

    Velija ka studiuar në ‘London School of Economics’ në lëminë e Qeverisjes Evropiane. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!