Qeveria në detyrë në mbledhjes e saj të sotme ka zgjedhur Seat Bilbanin anëtar të Bordit të Ujësjellësit “Prishtina”..
Bilbani po ashtu është anëtar i partisë së ministrës së Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi.
Ai kishte kandiduar edhe për asamble komunale në zgjedhjet e vitit 2017, shkruan më tutje Front Online.
Kurti ka dërguar njerëz të partisë së tij në borde të ndërmarrjeve publike. Një nga ta madje edhe kryesues.
Në Bordin e ri të Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” Sh.A janë emëruar: Mentor Hyseni, kryesues dhe drejtor; Hajrie Morina, drejtore; Seat Bilbani, drejtor; dhe
Idriz Maliqi, drejtor.
Kryesuesi Mentor Hyseni shihet se është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje bile ishte prezantuar nga Kurti. Mentori Hyseni i ishte bashkuar VV-së më 31 Gusht 2019.
Edhe një ndërmarrje tjetër miratimin nga kabineti qeveritar e ka marr edhe Vendimi për emërimin e Bordit të Përkohshëm të ndërmarrjes publike qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos” Sh.A. , në këtë përbërje: Enis Berisha, kryesues dhe drejtor; Vjollca Jashari, drejtore; Artan Dermaku, drejtor; dhe Abdullah Lala, drejtor.
Anëtar i VV-së figuron të jetë Artan Dermaku. Ai është profesor në Universitetin e Gjilanit dhe ishte anëtarësuar në VV në vitin 2018, më 27 Gusht, shkruan Reporteri.net.