×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe një biznes që ka 8 punëtorë i thotë po Kurtit: Prej sot, ata do ta kenë pagën 350 euro

    Reporteri
    07 Mars 2020 | 17:29

    Kërkesës së kryeministrit Kurti që në sektorin privat të mos ketë pagë më të ulët se 350 i janë përgjigjur disa biznese private në vend.


    Në mesin e tyre është edhe Alb Hasani, i cili është zotuar sot që nga sot  në kompaninë e tij EURO-TEX nuk do të ketë paga më të ulëta se 350 euro, shkruan Reporteri.net.

    Kështu ka bërë të ditur deputeti nga Vetëvendosje, Eman Rrahmani.

    “Sot vazhduam me ZOTIMIN e radhës, kompania EURO-TEX e cila ka 8 punëtor zotohet se në këtë ndërmarrje nuk do të ketë paga me të ulëta se 350 euro. Alb Hasanin e falënderojmë për zotimin e dhënë dhe ftojmë bizneset tjera të ndjekin shembullin e tij”,ka shkruar ai. /Reporteri.net

    https://www.facebook.com/eman.rrahmani/posts/10158099453972258

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!