Kërkesës së kryeministrit Kurti që në sektorin privat të mos ketë pagë më të ulët se 350 i janë përgjigjur disa biznese private në vend.
Në mesin e tyre është edhe Sylejman Rrahmani, i cili është zotuar sot që në ndërmarrjen e tij RISI nuk do të ketë paga më të ulëta se 350 euro, shkruan Reporteri.net.
Kështu ka bërë të ditur deputeti nga Vetëvendosje, Eman Rrahmani.
“Si deputet i Republikës së Kosovës, nga sot kam filluar një fushat me bizneset private ku do të mundohem që të jap kontributin time për ti bindur bizneset private që në mënyrë vullnetare paga minimale të jetë 350 euro në ndërmarrjet e tyre.
Ndermarresit, janë shtyllë shume e rendesishme e zhvillimit ekonomik, ngritja e pagave për punëtorët ndikon pozitivisht në produktivitetit e punëtorëve, andaj trajtimi i dinjitetshëm i tyre është në të mirë të ndërmarrjes”, ka thënë deputeti Rrahmani. /Reporteri.net
https://www.facebook.com/eman.rrahmani/posts/10158093665077258
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.