Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazi Berisha, ka bërë të ditur se në këtë klinikë është e shtrirë edhe një grua shtatzënë, gjendja e së cilës ka thënë se është stabile.
“Ne e kemi një shtatzënë që është në repartin e izolimit. Bebja dhe gruaja janë në gjendje stabile, dhe gjendja është duke u monitoruar”, ka shkruar ai.
Ajo ka thënë se deri tani nuk ka të dyshuar me coronavirus nga stafi mjekësor.
“Deri në këtë moment nuk kemi asnjë nga stafi mjekësor që është në dyshim ose izolim. Infermierët janë shëruar në mënyrë graduale, jo të gjithë menjëherë”, tha ajo.
Kujtojmë, ditë më parë vdiq një grua shtatzënë nga Gjakova, 40 vjeç e cila ishte konfirmuar me coronavirus. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.