×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimet

    Edhe një komunë ndalon përdorimin e doracakut për edukim seksual në shkolla

    Reporteri
    15 Nëntor 2024 | 10:24

    Komuna e Vushtrrisë është komuna e pestë që ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të doracakut “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” në të gjitha shkollat e komunës.

    Drejtori i Arsimit në Komunën e Vushtrrisë, Albanez Tahiraj, ka  bërë të ditur lajmin.

    Në njoftimin e tij zyrtar, Tahiraj theksoi se ky hap është ndërmarrë për të mbrojtur edukimin dhe mirëqenien e nxënësve.

    “Nuk lejojmë asesi që doracakë dhe materiale me përmbajtje denigruese dhe abuzuese të jenë pjesë e edukimit të fëmijëve tanë!” – u shpreh ai.

    Vendimi pason shqetësimet mbi përmbajtjen e materialeve arsimore që po përdoren në shkolla, me qëllim që të sigurohet një proces edukativ i sigurt dhe i përshtatshëm për fëmijët.

    Drejtori i Arsimit siguroi se do të bashkëpunojë me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) dhe partnerë të tjerë për zhvillimin e materialeve edukative të reja, të përshtatshme dhe në interes të nxënësve.

    Ky vendim ka shkaktuar reagime të ndryshme në opinionin publik, duke nxitur debate mbi përmbajtjen e doracakut të ndaluar dhe ndikimin e tij në edukimin e fëmijëve.

    Paraprakisht gjatë ditës së djeshme, komuna e Prishtinës, ajo e Skënderajt, komuna e Fushë Kosovës dhe ajo e Vitisë njoftuan se do të ndalojnë përdorimin e këtij doracaku nëpër shkolla.

    Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare në Facebook kanë bërë të ditur se do të rishikohen doracakët në lidhje me edukatën seksuale.

    Në lidhje me debatin e ditëve të fundit, MASHT-i ka njoftuar se “s’ka kurrikulë të veçantë për edukim seksual e as tekste shkollore ku fëmijët mësojnë për edukimin seksual”./Rerporteri.net/

    “Po degradohet familja”, katër komuna ndalojnë përdorimin e doracakëve për edukim seksual në shkolla

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!