Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu nuk e ka mohuar e as pohuar se mund të jetë kandidat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sejdiu në emisionin Pressing, kur u pyet se a mund të jetë kandidat për kryetar të LDK’së, ai tha se nuk e din.
“Nuk e di. Unë them diçka tjetër, në këtë proces jam shumë i gatshëm që të marrë barrën e proceseve urgjente me një ekip që do të autorizohej nga Këshilli i Përgjithshëm, dhe të shkojmë shumë shpejt në pjesën operative të reformave që janë, stadi i parë i ecjes, dhe fazën e dytë e tretë të thellojmë ato procese”, tha Sejdiu.
“Jam i gatshëm të ofrojë gjithë ekspertizën time edhe si njeri i profesionit, por edhe si njeri që kam udhëhequr LDK’në, kam qenë formalisht, pasi fatëkeqsisht nuk kam pasur mundësinë ta udhëheqi”, shtoi Sejdiu.
Kujtojmë se pas dorëheqjes se liderit të LDK’së, Isa Mustafa, janë përmendur shumë emra të cilët potencialisht mund të jenë kryetar të kësaj partie.
Ndërsa, zyrtari i LDK’së, Anton Quni, ditë më parë ka konfirmuar kandidurën e tij si kryetar i LDK’së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.