×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe një rast i dyshuar me koronavirus në Kosovë, QKUK publikon rezultatet

    Reporteri
    07 Mars 2020 | 17:56

    Një person i dyshuar me koronavirus është testuar sot në QKUK dhe rezultati ka dalur negativ.


    IKSHPK njofton se nga data 08.02.2020 deri me 07.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 57 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

    “Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme me 07 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK-së për një rast të dyshimtë në COVID-19.

    Pacienti u kontrollua nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morr mostra për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2.

    Me datë 07.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK është testuar një pacientë në virusin SARS-CoV-2 dhe ka rezultuar negativ, domethënë pacienti nuk është i infektuar me virusin SARS-CoV-2″, thuhet në njoftim.

    https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2589598817834773

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!