×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe një veturë me targa serbe vozitë lirshëm në Kosovë pa letra ngjitëse

    Reporteri
    30 Dhjetor 2021 | 14:19

    Policia e Kosovës sot ka njoftuar se është shqiptuar gjobë ndaj një shoferi me targa të Serbisë, i cili nuk e kishte të vendosur letrën ngjitëse në targa. I njëjti ishte dënuar me 60 euro gjobë nga Policia e Kosovës.

    Por edhe ditën e sotme, një veturë me targat BG, po vozit lirshëm në magjistralen Prishtinë-Pejë.

    Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar një fotografi të një veture të tipit Mercedes ku shihet se nuk ka vënë fare letër ngjitëse.

    Prej datës 8 tetor, të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë automjete me targa të Serbisë dhe që qarkullojnë brenda territorit të Kosovës, duhet të pajisen me letrat ngjitëse (stickers) të cilat duhet të vendosen mbi simbolet shtetërore në targat e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!