×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe një viktimë nga coronavirusi në Maqedoninë e Veriut, rriten rastet e të infektuarve

    Reporteri
    23 Maj 2020 | 17:41

    Edhe një viktimë si pasojë e infektimit nga koronavirusi është shënuar brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, duke çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në këtë vend në 113.


    Siç bën të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, viktima është një burrë 63 vjeç, i cili ka qenë në trajtim mjekësor në spitalin e përgjithshëm të Shkupit që nga 6 maji.

    Tutje njoftohet edhe për 20 raste të reja të të infektuarve në 24 orët e fundit. Prej tyre, 16 janë në Shkup, dy në Kumanovë dhe dy në Prilep.

    Numri i personave që ende janë pozitivë me koronavirus është 417 nga 1,941 persona që janë infektuar me sëmundjen COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë edhe 24 janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 1 mijë 411.

    Drejtuesit e institucioneve edhe të shtunën kanë përsëritur thirrjet për respektimin e masave për mbrojtje nga koronavirusit, në veçanti gjatë festës së Fitër Bajramit që shënohet të dielën.

    Maqedonia e Veriut është ndër vendet e rralla që ka lejuar faljen e Bajramit, duke e shtyrë ndalesën për lëvizje nga ora 11:00 deri të martën në orën 5:00

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!