Ka ndërruar jetë një 64-vjeçar nga komuna e Gjilanit i cili ishte i prekur me koronavirus.
Lajmi është bëri i ditur nga komuna Gjilanit përmes një njoftimi për media, shkruan Reporteri.
Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri ka ngushëlluar familjen e të ndjerit gjersa ka apeluar edhe një herë tek qytetarët që të respektojnë rregullat.
“Me keqardhje e mora lajmin për ndarjen nga jeta të A.L. Ngushëllime familjes dhe do t’ju qëndrojmë pranë për ta përballuar. Apeloj qytetarët që t’i përmbahen rregullave në mënyrë strikte për ta parandaluar infeksionin me këtë virus. Ju lutem, mbrojeni veten, familjen, lagjen dhe qytetin tuaj”, ka thënë Haziri.
Ndryshe, brenda katër muajve të përballjes më pandeminë COVID-19, Gjilani ka shënuar 289 raste pozitive, 155 janë shëruar, 128 janë aktive, derisa pesë pacientë kanë ndërruar jetë.Theksojmë se në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë edhe një paciente nga Peja e cila përveç se ishte e prekur me koronavirus ajo kishte edhe sëmundje të tjera shqetësuese dhe ishte duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.