Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, ka paralajmëruar se Partia Demokratike e Kosovës, do ta lëshojë sallën në Kuvendin e Kosovës.
Tahiri tha se kjo po ndodhë për shkak të kryesueses së Kuvendit, Saranda Bogujevci, që sipas tij, ajo e ka degjeneruar seancën plenare që po mbahet tani.
“Fatkeqësisht kryesuese ju degjeneruat me seancën e mbajtur sot, ti je nuk je ajo që na tregon çka me folë, e degjenerove seancën, ne do ta lëshojmë sallën. Kërkojmë që kryesia të mblidhet sa më shpejt, ti mo mos me mbajt seancën, pakujdesia juaj në këtë karrige e degjeneroi seancën. Kjo është e papranueshme, ne do ta lëshojmë sallën”, tha Tahiri.
Pas kësaj, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka njoftuar për një pauzë 15-minutëshe.
Ajo gjithashtu i ka replikuar Tahirit të PDK-së lidhur me kritikat e tij, duke i thënë se ka pritur opozitën 15-25 minuta që të vjen në seancë.