×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Qipro mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

    Reporteri
    05 Korrik 2022 | 16:51

    Kryeministri Albin Kurti takoi ministrin e Punëve të Jashtme të Qipros, Ioannis Kasoulides.

    Kurti foli për zhvillimet pozitive në Kosovë, rritjen ekonomike, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe reformat që po ndërmerren nga Qeveria e Kosovës.

    Kryediplomati i Qipros theksoi se vendi i tij dëshiron të shtojë komunikim dhe bashkëpunimin me Kosovën, derisa konfirmoi mbështetjen e Qipros për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

    Shefi i qeverisë kosovare theksoi potencialin për lëvizje pozitive në raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Qipros. Ai potencoi se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka dëshmuar ligjshmërinë e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

    Kurti i bëri ftesë ministrit Kasoulides për vizitë zyrtare në Kosovë për, siç tha ai, të parë personalisht zhvillimet pozitive në vend.

    Ky takim u realizua në kuadër të pjesëmarrjes së kryeministrit Albin Kurti në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Qeveria e Greqisë dhe prestigjiozja britanike “The Economist” me mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian. Gjatë qëndrimit të tij atje, Albin Kurti po zhvillon takime zyrtare me përfaqësues të ndryshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!