×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe SHBA-ja kërkon formimin e shpejtë të Qeverisë së Kosovës

    Reporteri
    19 Dhjetor 2019 | 12:36

    Edhe ambasada amerikane në Kosovë ka kërkuar formimin e Qeverisë së Kosovës.


    Ambasada e SHBA-së e ka bërë këtë kërkesë menjëherë pas deklaratës së Zyrës së Bashkimit Evropian dhe shefave të misioneve të BE-së në Kosovë ku kërkohet formimi i qeverisë së re dhe të vijohet me reforma dhe me dialogun.

    Ata janë pajtuar me deklaratën e Shefave të BE-së, duke thënë se qytetarët mezi po presin që të krijohet qeveria e re dhe të sillen ndryshimet e premtuara.

    “Ne pajtohemi me BE-në: njerëzit e Kosovës janë të padurueshëm për një Qeveri që do të sjellë ndryshime pozitive”, thuhet në postimin e ambasadës. /Reporteri.net/.

    https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/posts/3958721147487344?__xts__%5B0%5D=68.ARDfEMa-V_zlm8nRC6mTsXiOqSs51P1mSHsEqLlwriJZzXqPOd9PvmNQS41AzEoUvrdzq1zyXS5WS33msFFELy2iAOlRTl31VyWp4tvVrCZ3YHC4E-SKOApQnpQ09ns9KctziTnnQNRI-ay7VS2hXbE4hpyZ7Sw18-Xu9aTd0w1GAgl81VmpA1lS1rc5ALZEVqDq2kUblVuv5rmdKaUh2REGR_G6athQM2NCugmx-iK3fcPbLE8SXGIgMdncIa5q0CQ2rZ7ip2NUfXL8NPTaWwjw2ekpJcRmaxLqTjXGbmfCsxLjJiaKk-0flnHIWN9uLEn_AAiiPV0DFYxhEJBTpiOpntSqMZt3b3zLPMpqP5PN_zB-EsTRn6SSQ5DoCdVL0dAIvslOGuO4t_c9TnSOVF75rvUW5bUQjV3TMAYHMF7Ko7r4DdK09VzZpDBEpFPYM_MELm_X8guQb1uL8srxuXfzUpAupegfVs1q9r1URU3f35XY7BBplntg&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!