Ministrja e Ekonomisë dhe Financave në Shqipëri, Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë ka bërë me dije se është miratuar projektligji për ratifkimin e marrëveshjeve ndërmjet këshillit të ministrave të Kosovës dhe Shqipërisë.
Kjo marrëveshje e shqyrtuar në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive i përket zbatimit të letësimit të procedurave doganore, si dhe kontrollit të hyrjes dhe daljes së mallrave.
Ndër të tjera Ibrahimaj tha se projektligji parashikon edhe çeljen e pikës doganore të Kosovës, në portin e Durrësit.
“Miratuam sot projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet këshillit të ministrave të Kosovës dhe Shqipërisë për sa i përket zbatimit të lehtësimit të procedurave të ndërsjella në procedurat doganore, si dhe kontrollit të hyrjes dhe daljes së mallrave. Sot kjo marrëveshje shkon në parlament dhe do të lehtësojë marrëdhënien e ndërsjelltë dhe tregtinë ndërmjet dy vendeve tona, duke njohur të gjitha licensat dhe agjencitë doganore që ndodhen në kufi.
Të dy vendet do të njohin kontrollet e vetëm një vendi duke ulur kohën e kontrollit doganor. Marrëveshja parashikon çeljen e pikës doganore të Kosovës, në portin e Durrësit dhe të gjitha lehtësirat që kjo pikë do të sjelli dhe do të njohë disa protokolle të cilat do ti hapin rrugën të tjerave.’- ka thënë ministrja Ibrahimaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.