×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe sonte më së shumti raste me COVID-19 u konfirmuan në Prishtinë, gjithsej 73 persona rezultuan pozitiv

    Reporteri
    07 Korrik 2020 | 23:41

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se sonte konfirmuar edhe 183 raste të reja me COVID-19, ndërsa 57 pacientë që ishin të infektuar me koronavirus janë shëruar.


    Më së shumti raste janë regjistruar në komunën e Prishtinës, gjithsej 73, shkruan Reporteri.net.

    Komunat tjera me raste pozitive janë: komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Pejës 13 raste, komuna e Vushtrrisë 11 raste, komuna e Fushë Kosovës 10 raste, komuna e Lipjanit 10 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Ferizajt 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Drenasit 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, me nga 2 raste komunat: Rahovecit, Viti, Istog, Graçanicë dhe me nga 1 rast komunat: Zubin Potok, Dragash dhe Malishevë, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!