Dy javët e para të shtatorit moti në vendin tonë do të jetë me diell dhe me vranësira të shpërndara.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se për shkak të kthjellimeve dhe prezencës së madhe të diellit, indeksi UV do të vazhdojë të mbetet i lartë dhe kujdesi ndaj këtyre rrezeve në orët e mesditës do të ishte i domosdoshëm, sidomos te një pjesë e popullatës me sëmundje kronike.
E gjatë ditës së martë, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me një shpejtësi 1-7 m/s.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.