×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe sot i nxehtë përvëlues, këto janë temperaturat për të gjitha qytetet

    Reporteri
    14 Qershor 2019 | 7:56

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) njofton se në vendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht me diell. 


    Pasdite vende-vende do të ketë zhvillim të vranësirave dhe kushte për reshje afatshkurta shiu. Sipas IHK-së, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-34 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1- 6m/s. “Indeksi UV mbetet i lartë, kështu që situata biometeorologjike mund të shkaktojë probleme te shumica e personave me sëmundje kronike.

    Preferohet që nga ora 10:00 deri 17:00 mundësisht t’i shmangemi kontaktit direkt nga rrezet e diellit.”, bëhet e ditur në njoftimin e IHK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!