×
  • Lajme
  • Lajme / Moti

    Edhe sot mjaft ftohtë, minimalja -7 gradë Celcius

    Reporteri
    10 Janar 2024 | 7:13

    Mot i kthjellët parashihet për ditën e mërkurë mbi vendin tonë, por që do të mbetet mot shumë i ftohtë, me minimale deri në -7C, e maksimale deri në 0C e 2C.

    I kthjellët shfaqet qielli edhe ditën e enjte, por se ende mbetet ftohtë, megjithëse temperaturat gjatë ditës shkojnë deri në 2C e 4C.

    Për ditën e premtë vranësira që kalojnë mbi vend, shfaqin kushte për ndonjë rrebesh të dobët bore.

    Në fundjavë sërish kthjellime, por se mbetet ende ftohtë, minimalet deri në -9C, e maksimalet të shtunën, -1C e të dielen 2C, njofton Prishtina Weather.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!