Mot i ftohtë dhe me reshje bore pritet edhe gjatë ditës së sotme në Kosovë
Sipas Prishtina Weather ditën reshjet pushojnë dhe vranësirat fillojnë të shpërndahen.
30.11 – Ftohtë. Në mëngjes me erë, e vende-vende vazhdojnë reshjet e borës. Ditën reshjet pushojnë dhe vransirat fillojnë të shpërndahen. Në mbrëmje kthjellime.
1.12 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë e me ngrica.
2.12 – Vransira dhe intervale me diell. Deri në mbrëmje vende-vende priten mundësi për reshje të dobëta shiu.
3.12 – Mot i butë, kryesisht me vransira, herë herë me riga lokale shiu.
Temperaturat minimale këto ditë zbresin deri në -1C e -3C, e deri të premten rriten në 4C. Edhe temperaturat maksimale pësojnë rënie ditën e martë deri në 2C, e më pas në rritje graduale deri në 10C të premten.
Do të fryjë erë mesatare dhe fuqishme, të hënën nga jugperëndimi 5-10m/s, e të hënën gjatë natës dhe të martën ndryshojnë kahjen nga veriu e frynë me hove deri në 17m/s (60km/h).
Shtypja atmosferike do të jetë e ndryshueshme këto ditë, nga vlera të ulëta ditën e hënë, shënon rritje deri të mërkurën, e më pas deri të premten sërish në rënie.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.