Edhe sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell. Mot i tillë do të jetë deri në fundjavë.
E shtuna do të jetë dita më e nxehtë e javës, ku temperaturat pritet të arrijnë deri në 20 C, shkruan Reporteri.net.
Njoftimi:
17.03.2020 – Mot kryesisht i kthjellët dhe me diell parashihet të mbajë edhe ditëve në vijim. Një bërthamë me masa të ftohta ajrore do të kaloj në lindje të rajonit ditën e mërkueë, që mund të sjellë pak vransira mbi vend dhe erëra më të theksuara nga krahu verior. Mot kryesisht me diell pritet të mbajë deri në fundjavë.
Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë të mërkurën, mirëpo nga dita e enjte sërish do të shënojnë rritje, e deri të shtunën mund të arrijnë në 20C.
Sipas disa modeleve parashikuese, në fillim të javës së ardhshme po shfaqen tendenca për një depërtim të një vale të ftohtit polar nga verilindja e kontinentit, që do të zbres ndjeshëm temperaturat deri në vlera negative, me mundësi edhe për reshje bore.
Vlerat e cilësisë mbeten përreth vlerave mesatare dhe të mira, e orëve të mbrëmjes do të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme.
18.03.2020 – Kryesisht kthjellët dhe me diell, me pak vransira gjatë ditës. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 5-12m/s. Indeksi UV: 4.
19.03.2020 – Kryesisht kthjellët dhe me diell, ditën më ngrohtë. Në mbrëmje vransira kalimtare. Erë e lehtë nga krahu verior 1-3m/s. Indeksi UV: 5.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.