×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe sot mot përvëlues, temperaturat 37 gradë Celsius

    Reporteri
    23 Qershor 2021 | 7:12

    Në ditët e ardhshme në Kosovë pritet të mbajë mot i nxehtë, ku temperaturat pritet të arrijnë deri në 38 gradë Celsius.


    Prishtina Weather ka njoftuar për temperaturat që do të mbizotërojnë deri më datën 25 qershor.

    Postimi i plotë:

    23.06 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë. Pasdite përreth viseve malore me zhvillime të vranësirave lokale. Vende-vende mundësi për rrebeshe të izoluara me bubullima.

    24.06 – Mot shumë i nxehtë, me diell dhe vranësira kalimtare gjatë ditës.

    25.06 – Shumë nxehtë. Pasdite priten zhvillime të vranësirave lokale, e përreth viseve malore mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.

    Temperaturat minimale luhaten nga 15C deri 20C, e maksimalet në rritje nga 31C të hënën, deri në 38C ditën e enjte. Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi dhe perëndimi 2-10m/s.

    Shtypja atmosferike pas rënies ditën e hënë, më pas gradualisht në rritje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!