Mbetet mot i ngrohtë ditën e martë. Fillimisht me intervale me diell, e gjatë ditës do të ketë edhe zhvillime vransirash, që më vonë pasdite dhe mbrëmje mund të sjellin mundësi për ndonjë rrebesh shiu dhe bubullimë, kryesisht përreth viseve malore.
Temperaturat minimale zbresin në 7C e 9C, derisa maksimalet gjatë ditës shkojnë deri në 23C e 25C, njofton Prishtina Weather.
Nga dita e mërkurë pritet përkeqësim i motit, me zhvillime më të përhapura të rrebesheve të shiut dhe bubullima, kryesisht pasdite dhe mbrëmje. Temperaturat mbesin ende të larta deri në 24C e 25C.
Të enjten më ftohtë e kryesisht me vransira dhe shi kohëpaskohe, aty këtu të shoqëruara edhe me bubullimë. Maksimalet zbresin në 18C, e të premten deri në 15C, kur po parashihet mot kryesisht me vransira dhe herë herë me riga lokale shiu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.