Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë mot shumë të nxehtë dhe kryesisht me diell.
Temperaturat në vise të ulëta luhaten nga 18C deri 38C, e në vise malore nga 17C deri 28C. Do të fryjë erë mesatare nga jugperëndimi e perëndimi 6-10m/s, me hove deri në 13m/s në Dukagjin.
Indeksi UV shumë i lartë, ndaj orëve të mesditës preferohet t’i ikim ekspozimit në diell.
Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme, e orëve të pasdites shkaku i rritjes së ozonit sipërfaqësor, por edhe prezencës së pluhurit saharian, mund të kaloj edhe në vlera mesatare, vende-vende edhe në të dobëta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.