×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Thaçi ia jep “aminin” kryespiunit të ri

    Reporteri
    25 Nëntor 2019 | 16:13

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, kanë emëruar për Drejtor të ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Kreshnik Gashin, si dhe për Inspektor të Përgjithshëm të AKI-së, Burim Ramadanin.


    Ky vendim është marrë bazuar në nenin 84, paragrafin 21, bazuar në nenin 94, paragrafin 8, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

    Gashi e Ramadani janë njerëz të Thaçit e Haradinajt, i pari ka qenë më parë pjesë e PDK-së, kurse i dyti kandidat për deputet i AAK-së.

    Kurti e Mustafa dje paralajmëruan Thaçin e Haradinajn kundër emërimit të shefit të AKI-së, por presidenti nuk i dërgjoi fare. /Reporteri.net/.
     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!