×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe tre të vdekur nga Coronavirusi në Kosovë, një 57 vjeçar, një 71 dhe një 78 vjeçar

    Reporteri
    27 Qershor 2020 | 11:40

    Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës kanë njoftuar se edhe tre persona kanë vdekur nga COVID-19.


    Sipas njoftimit, mbrëmë në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacienti J.N. 1963 nga komuna e Prizrenit si dhe sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti R. B. 1942 nga komuna e Prizrenit, të cilët përveç infeksionit me COVID-19 kishin edhe sëmundje shoqëruese.

    Sot, në orën 08:15, ka vdekur pacienti me inicialet D.N, viti i lindjes 1949 nga Suhareka, i cili ishte pranuar në Njesinë Intensive në objektin e Mjekesisë me datën 23.06.2020, si transfer nga Klinika Infektive, i konfirmuar me strisho pozitive për COVID-19.

    Kjo ka çuar në total numri e të vdekurve në 47.

    Infektivja njofton se janë të hospitalizuar 97 raste COVID-19 pozitivë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!