×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe tre të vdekur nga Coronavirusi në Kosovë, një 62 vjeçare, një 56 vjeçar dhe një 61 vjeçar

    Reporteri
    26 Qershor 2020 | 12:25

    QKUK ka njoftuar për tri viktima të reja të koronavirusit në Kosovë, shkruan Reporteri.


    Në njoftimin e QKUK-së, bëhet e ditur se në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë një 62 vjeçare nga komuna e Prizrenit dhe sot në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti A.M, 56 vjeçar nga komuna e Rahovecit, të cilët veç infeksionit me Covid-19 kishin edhe sëmundje shoqëruese.

    Po ashtu, njoftohet se në orët e mëngjesit ka vdekur edhe pacienti  H.K, nga Prizreni, i cili eshte pranuar në Njësinë Intensive në Qendrën e Mjekësisë Sportive me datë 23.06.2020, si transfer nga Klinika e Pulmologjisë, i konfirmuar me strisho pozitive për COVID-19.

    Njoftimi i plotë:

    Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot me 26.06.2020, janë të hospitalizuar 101 raste.

    Sot, nga klinika do të lirohen 16 raste, 13 raste Covid-19 pozitiv në gjendje stabile në vetizolim në shtëpi si dhe 3 të shëruar nga infeksioni me Covid -19.

    44 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

    Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 3 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë.

    Dje, në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacientja H.B. 1958 nga komuna e Prizrenit dhe sot në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti A.M. 1964 nga komuna e Rahovecit, të cilët veç infeksionit me Covid-19 kishin edhe sëmundje shoqëruese.

    Po ashtu, sot në orën 10:30, ka vdekur pacienti me inicialet H.K, viti i lindjes 1959 nga Prizreni, i cili eshte pranuar në Njesinë Intensive në Qendrën e Mjekësisë Sportive ( NjIQMS) me datë 23.06.2020, si transfer nga Klinika e Pulmologjisë, i konfirmuar me strisho pozitive për COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!