×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve në Kosovë, shkon në 82 numri i viktimave

    Reporteri
    07 Korrik 2020 | 23:34

    Ka shkuar në 82 numri  i të vdekurve si pasojë e coronavirusit në Kosovë. Vetëm gjatë ditës së sotme sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik kanë vdekur tre persona, shkruan Reporteri.net.


    “Sot më 07 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 365 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe  gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 183 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive 3.886  raste nga 26.039 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 82 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese|, ka njoftuar IKShPK.

    Po ashtu është bërë e ditur se janë shëruar 57 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.003 raste, kurse raste aktive 1.801.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!