×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Universiteti i Prizrenit ka hapur konkursin për studentët e rinj

    Reporteri
    21 Shtator 2020 | 13:38

    Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2020-2021.


    Përmes një komunikate, njoftohen studentët se në afatin e parë do të regjistrohen 1680 studentë.

    “Universiteti ‘Ukshin Hoti’ në Prizren, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2020/2021, do të regjistroj 1680 studentë, prej të cilëve 1630 studentë të rregullt dhe 50 studentë me korrespondencë.

    Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentacionit, bëhet prej 21.09.2020 deri më 30.09.2020, nga ora 09:00-15:00 (ditë pune) ditën e fundit dokumentet pranohen deri ora 16:00. Provimi pranues do të mbahet më 02.10.2020, duke filluar prej orës 09:00” thuhet në komunikatë.

    Konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2020-2021 e ka hapur sot edhe Universiteti i Prishtinës, ku do të pranohen gjithsej 6638 studentë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!