×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Ura e Bosforit në Stamboll bëhet kuq e zi për 28 Nëntor

    Reporteri
    28 Nëntor 2020 | 20:41

    Pas kullës më të lartë në Dubai, Burj Khalifa edhe ura e famshme e Stambollit është “veshur” kuq e zi.


    Me rastin e 28 Nëntorit, festës së Pavarësisë, ura e Bosforit është mbuluar mbrëmjen e sotme me drita kuq e zi, në shenjë respekti për ditën më të veçantë për kombin shqiptar.

    Pamjet nga Stambolli i ka publikuar kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ndërsa falënderon Turqinë për gjestin e veçantë.

    Ndërkohë, mbrëmjen e sotme kulla më e lartë në Dubai, Burj Khalifa vendosi në sfond flamurin kuq e zi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!