×
  • Lajme
  • Lajme

    Edi Dulhasi nga Gjakova tash e 21 vjet nuk di për fatin e familjarëve të saj

    Reporteri
    23 Nëntor 2020 | 19:40

    Edi Dulhasi nga Gjakova, tash e 21 vjet nuk di për fatin e familjarëve të saj.


    Në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ajo ka thënë se institucionet shtetërore kanë punuar shumë pak për gjetjen e personave të zhdukur gjatë luftës.

    “E kam të zhdukur vjehrrin Skënder Dulhasi dhe bashkëshortin Murteza Dulhasi. Ata janë zhdukur më 27 mars të vitit 1999. Në familjen Qerkezi i kanë marrë 11 meshkuj dhe prej tyre vetëm 4 janë gjetur; ndërsa 7 janë të pagjetur”.

    “Kemi qenë në familjen Qerkezi kur kanë hyrë paradites policët dhe pasdite në ora 3:30 na kanë marrë të gjithëve. Na kanë thënë hyni brenda në bodrum”.

    “Të njëjtit ishin të maskuar dhe krejt meshkujt i kanë qitur përjashta – neve na kanë marrë stoli.

    “Për familjarët tonë kanë thënë që janë në morg në Prishtinë, por aty nuk janë duke punuar”.

    “Institucionet shtetërore duhet punuar shumë më tepër për gjetjen e të zhdukurve tanë. Më vjen keq që politizohen këto raste – ai që është provuar ai e din. Besoj se duhet punuar më shumë sepse janë këta [të zhdukurit] që ata sot janë nëpër karrige”.

    I pyetur për deklaratën e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj në Kuvend, ajo ka thënë se askush nuk duhet të jetë i lodhur me çështjen e të pagjeturve.

    “Edhe unë e kam kuptuar njëjtë sikur çdo qytetar i Kosovës se nuk duhet të lodhemi nga kjo çështje, por duhet punuar më shumë”.

    Dulhasi ka shtuar se shumë pak është e kënaqur me punën e institucioneve në këtë drejtim.

    “Shumë pak kanë punuar. 21 vjet pas luftës dihet sa kanë punuar. Ne do të vazhdojmë deri në gjetjen e shqiptarit të fundit – nuk do të ndalemi”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!