Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë pas ngritjes së aktakuzave nga Prokuroria Speciale ndaj presidentit, Hashim Thaçi e kreut të PDK-së, Kadri Veseli.
Rama ka thënë se kjo aktakuzë nuk është aktakuza në vetvete, por vetëm një prelud i pakuptueshëm në aspektin juridik e të procedurës së një drejtësie të drejtë.
Rama thotë se akuzat me të cilat ngarkohen themeluesit e UÇK-së sfidojnë edhe kufijtë më të largët të imagjinatës, shkruan Reporteri.
“Themeluesit e UÇK-së u dyshuakan për një varg krimesh që sfidojnë edhe kufijtë më të largët të imagjinatës. Kur lexon tekstin ku të gjitha tmerret e shpërbërjes së Jugosllavisë u ngarkohen dy luftëtarëve që sfiduan në status quo dhe duke vendosur vetë jetën e tyre në pikëpyetje përballë të gjitha këndvështrimeve të kohësisë sipas të cilave Kosova e pavarur ishte një herezi ndërkombëtare. Në tekst duket sikur lexon për atdheun e agresorëve jo për vendin e viktimave të agresionit dhe në fund të ditës ai tekst indinjues që nuk është aktakuza në vetvete, por vetëm një prelud i pakuptueshëm në aspektin juridik e të procedurës së një drejtësie të drejtë, një prelud mediatik i një procesi që më pas vijon, por që si i tillë ngre një varg pikëpyetjesh të rënda jo vetëm në lidhje me pastërtinë e udhëheqësve politikë, por edhe me vetë kauzën e UÇK-së. Një njoftim ku nuk është se hidhet një baltë thjesht mbi Thacin apo veselin e UCK por mbi vetë Kosovën e shqiptarinë. Parapërfytëroni dikë , në cdo cep të globit që jo nuk di detaje po nuk di asgje për tragjedinë ndaj Kosovës, krijon perceprimin e një vendi mes Europës ku falë krimeve ndaj njerzimit është instaluar një regjim kriminal. Në atë tekst duket sikur lexon opër atdheun e agresorve, ai tekst indinjues që nuk është aktakuzë po preludë, mediatike, i një procesi që më pas vijon”, ka thënë Rama në Kuvend. /Reporteri.net