×
  • Lajme
  • Lajme

    Edi Rama arrin në Samitin e NATO-s në Madrid

    Reporteri
    29 Qershor 2022 | 10:15

    Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka arritur në Samitin e NATO-s në Madrid të Spanjës që do të zhvillohet sot dhe nesër.

    Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama ishin mbrëmë të ftuar në darkën mbretërore që ishte organizuar nga Madhëria e Tij Mbreti Felipe VI i Spanjës dhe Mbretëresha Letizia në Pallatin Mbretëror të Madridit, ku morën pjesë liderët e shteteve anëtare të NATO-s.

    Kryeministri shqiptar dhe pjesëmarrësit e tjerë në këtë samit do të mirëpriten nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.

    Në këtë samit të NATO-s të pranishëm do të jenë edhe dy ministra shqiptarë – ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

    Fjala e hapjes së samitit do të mbahet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ndërsa një adresim virtual në këtë samit do ta ketë edhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!