Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se kryetari i LDK’së është një lider tinëzak, dhe se ai e ka ditur për shengenin ballkanik që një kohë të gjatë.
“Isa Mustafa nuk është nga ata që i thotë të gjitha gjërat që i mendojnë”, tha Rama në T7.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i cili ka thënë se nuk dëshiron ta cilëson Ramën si tinëzak, por mohon që ka qenë pro Minishengenit, duke thënë se asnjëherë sa ka qenë kryeministër nuk ka biseduar me të dhe të tjerët për këtë çështje, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Kryeministri Rama në T7 më cilesoi si politikan tinëzak. Unë nuk dëshiroj ta cilësoj, ashtu siç e meriton, sepse është Kryeministër i Shqipërisë. Por, në asnjë rast nuk kemi biseduar me te dhe me të tjerët për Minishengenin, sa isha Kryeministër. Kemi biseduar për Unionin Doganor të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për Tregun e Përbashkët të këtyre vendeve. Në emër të Kosovës i kam kundërshtuar në të gjitha takimet. I ka kundërshtuar edhe Mali i Zi.
Jemi pajtuar në Procesin e Berlinit për Hapësirën e Përbashkët Ekonomike të Vendeve të Ballkanit Perëndimor. IM
https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/2748633738536179?__xts__%5B0%5D=68.ARBKW116BUw4p_uL6lyuUs8LCbpUI05G7nUyyfZ4IZo_8jWXGSEphQCo4zL1DH_2VfAnlIB0y_52G_G3r7ZlP93rQboD3aCLX8eTuPhIrhzSqGYvNWE1zSxGF_DbuW5YbdPAmTGpgTDzv5tNnLHnvlNOEqTJeq91BvT0jAEyMUl7hZTKrRKxZud6_2rzgC6GJsk0ClDqQcVf1sDNbVSrpi_g9t_OC21T1XwrghKBrHyZ_jAuKwXEEzK_YRt88GRFoCpZV0BzvVq8VIC3lhYewOs0Mn4PtqYA1Y64V43Er1UCRb2jNpeCaz1km0eD3_PRbOTbzA42NsldVDkWl-Jl5Q&__tn__=-R