Shaka e kripur për 1 Prillin apo e vërtetë? Studiuesja e komunikimit Suzana Starikov ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është një kandidaturë e mundshme për t’u zgjedhur shefi i ri i NATO-s, pasi Jens Stoltenberg të përfundojë mandatin.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Starikov ka theksuar se ky është një insistim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të Aleancës.
“Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenbergun në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në veçanti thuhet se SHBA-ja po insiston në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s, mes anëtarëve të rinj të NATO-s. Kandidatët e mundshëm kryeministrja e Estonisë, Katja Kalas dhe kryeministri Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i radhës?”, ka shkruar ndër tjerash ajo.
Edi Rama will succeed Jens Stoltenberg as #NATO Secretary General. The US in particular is said to have insisted on electing the next NATO Secretary General among the new NATO members. The candidates were ??PM Katja Kalas and??Prime Minister Edi Rama. Who will be the next??PM? pic.twitter.com/CQzwxnoq2m
— Suzana Starikov (@Intetyst) April 1, 2022
Nuk dihet nëse studiuesja gjermane ka informacione të sakta për këtë apo është ndonjë shaka për 1 prillin.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg mori postin e kreut të NATO-s në tetor 2014 ndërsa mandati i tij aktual ishte paraparë deri në fund të shtatorit 2022.