Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një komunikim live në Facebook u është përgjigjur disa prej pyetjeve të qytetarëve.
Rama foli edhe për krizën energjitike në Kosovë dhe vend duke thënë se Shqipëria po e përballon me sukses pasi qeveria është bërë mburojë për familjet shqiptare.
“Kriza energjitike është një fakt për të gjithë dhe fakti që në Shqipëri kjo krizë nuk po ndihet në familje e biznese do të thotë se Shqipëria po ia del ta përballojë pasi qeveria është bërë mburojë e tyre. Kjo përballje ka kosto, është e përditshme dhe krizës energjitike nuk i vendosim dot një bravë. Kosova është në situatë kritike që lidhet edhe me një trashëgimi të vështirë të një sistemi problematik të eneërgjisë. Më vjen mirë që ta ndihmonim për 2 ditët e Vitit të Ri. Sido që të jetë mundësia përsëri do të ndihmojmë Kosovën”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.