×
  • Lajme
  • Lajme

    Edi Rama: Plaku nga Medvegja është heroi im, shpresoj ta takoj e t’ia puth ballin e përvuajtur

    Reporteri
    29 Nëntor 2019 | 0:03

    Shqipëria të martën u godit nga një tërmet i fuqishëm që shkaktoi mbi 40 viktima, qindra të lënduar dhe shumë objekte të shkatërruara.


    Shqiptarët anë e mbanë botës arritën të mobilizoheshin si kurrë më parë për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga tragjedia.

    Disa hapën dyert e shtëpisë, të tjerët dhuruan ushqime e gjëra të ndryshme, por historia e një të moshuari nga Medvegja ka prekur të gjithë, shkruan Reporteri.net.

    Shaqir Shaqiri, dje kishte marrë pensionin e tij, por nuk hezitoi që nga ajo shumë e vogël të ndajë pak edhe për vëllezërit  shqiptarë, të cilët i kishin dalë në ndihmë gjatë kohës së luftës. Axha Shaqir dhuroi 10 euro për të prekurit nga tërmeti duke thënë se kjo shumë është krejt çka mund të ofrojë.

    E gjesti i tij përpos se ka prekur shumë njerëz, ka rënë në sy edhe të kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Rama e ka cilësuar axhën Shaqir si heroin e tij, njeriun më të pasur të kombit, gjersa ka premtuar se një ditë do të shkojë dhe ta takojë. /Reporteri.net

    Postimi i plotë:

    MY HERO❤️

    ja ky është heroi im, njeriu më i pasur që kam njohur dhe që kur e pashë sot, m’u duk si një ëngjëll që më dha fuqi për të ecur pa u ndalur, me edhe më shumë vendosmëri përpara, me shpirtin e tij të madh sa të gjitha malet e Shqipërisë?

    Do ta mbaj në krye të disa videove motivuese që ruaj në telefonin tim dhe i shoh kur m’i vjedhin energjitë mendjet dembele e shpirtrat e zymtë… Dhe shpresoj të kem mundësinë të shkoj ta takoj aty ku jeton, e t’ia puth ballin e shkruar nga vuajtjet?

    https://www.facebook.com/edirama.al/videos/3062331327117584/?__xts__%5B0%5D=68.ARDs3QqW3ZuRT3_8-mUjkqv-TaLYD22JJ-RN_oymOTC0jpHkgNyKwHDHrvzWaMcTHRBYWrOmscukGm-xhmh5zNKfMc0St7wEvWCRZHzGK0yG9YC3xvhtj0D311i9h2TtyBveFwHr8_neGHyg44PK3IqCNl0rpwuFDWg3eIE9-wm5wISBll9Ff1j4LCMLvfi2bxFal1gJUtbZsUEKfYcaCA3cue-L2U2b63YhtuFvr9Vwo74Z9NcY7O3cmG2D5T65kH0LM-nhgBI0x2gLXXnKnl-EV3YmyVs_ZoavdvnFFEfniI5_hqwCguvxS_6dI-QONdbnJh-JPALhtnjLiQvnihcTfkX01gTp&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!