×
  • Lajme
  • Lajme

    Edi Rama pritet të vijë nesër në Kosovë, kjo është agjenda e tij

    Reporteri
    28 Qershor 2020 | 23:40

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të vizitojë nesër Kosovën.


    Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Rama takohet me  thuajse të gjithë udhëheqësit e vendit, duke nisur nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri Avdullah Hoti, Kryeparlametnarja Vjosa Osmani si dhe liderët e partive.

    Vizita e Ramës po bëhet pikërisht në një situatë mjaftë të vështirë nëpër të cilën po kalon vendi, pas zhvillimeve të fundit me ngritjen e aktakuzës nga Prokurori Special në Hagë ndaj presidentit Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.

    Gjatë të enjtes, Rama pati një deklarim në Kuvendin e Shqipërisë ku foli gjerë e gjatë për luftën e pastër të UÇK-së si dhe për komandantët e UÇK-së të cilët luftuan drejtë dhe pastër për një Kosovë të lirë dhe sot të pavarur. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!