Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të vizitojë sot Kosovën.
Njoftohet se Rama do të takohet me thuajse të gjithë udhëheqësit e vendit, duke nisur nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri Avdullah Hoti, Kryeparlametnarja Vjosa Osmani si dhe liderët e partive.
Vizita e Ramës po bëhet pikërisht në një situatë mjaftë të vështirë nëpër të cilën po kalon vendi, pas zhvillimeve të fundit me ngritjen e aktakuzës nga Prokurori Special në Hagë ndaj presidentit Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.
Gjatë të enjtes, Rama pati një deklarim në Kuvendin e Shqipërisë ku foli gjerë e gjatë për luftën e pastër të UÇK-së si dhe për komandantët e UÇK-së të cilët luftuan drejtë dhe pastër për një Kosovë të lirë dhe sot të pavarur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.