Për nder të 25-vjetorit të çlirimit në Kosovë sot po qëndrojnë në Prishtinë ish-kryeministri britanik Tony Blair dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Në këtë ditë presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti kanë takime të ngjeshura.
Osmani veçse ka takuar Ramën e Blairin.
Më ish-kryeministrin britanik do të takohet edhe kryeministri Kurti në ora 10:45.
Por në agjendën e kryeministrit, nuk figuron se do të zhvillohet një takim i Kurtit me kryeministrin Rama, shkruan Reporteri.net.
Gazeta Online Reporteri.net ka pyetur zëdhënësin e Qeverisë, Përparim Kryeziu, nëse Kurti do të takohet me Ramën, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk ka kthyer përgjigje.
Kjo është agjenda e Kurtit:
VENDI: AShAK
KOHA: 09:00
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të ish- kryeministrit britanik, Tony Blair.
VENDI: Kuvendi i Kosovës
KOHA: 10:00
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ish- kryeministrin britanik, Tony Blair.
Mediat mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 10:45
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në shënimin e 146- vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
VENDI: Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
KOHA: 16:00
/Reporteri.net/.