×
  • Lajme
  • Lajme

    Edi Rama takohet me Shpend Ahmetin

    Reporteri
    30 Qershor 2020 | 12:30

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, po e vazhdon vizitën e tij dyditore në Kosovë.


    Nga ora 12:00 Rama po e zhvillon një takim në komunën e Prishtinës me kryetarin Shpend Ahmeti.

    Kreu i qeverisë shqiptare do të mbajë një konferencë për media sot në orën 14:00, duke përmbyllur vizitën e tija.

    Edi Rama, dje është takuar me përfaqësuesit institucional dhe partiakë, duke përfshirë presidentin Hashim Thaçi, kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani, kryeministrin Avdullah Hoti.

    Ai u takua edhe me kryetarin e NISMA-s Socialdemokrate Fatmir Limaj, dhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!