Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka thumbuar jo pak kreun e VV-së, Albin Kurti dhe liderin e LDK-së, Isa Mustafa, pas dështimit të tyre për ta arritur marrëveshjen për formimin e koalicionit qeverisës.
Rama ndërsa ka folur për Minishengenin rajonal, ka thënë se nuk është një Jugosllai e re, siç e thonë sipas tij ata që nuk arrijnë ta bëjnë një qeveri, pasi më rëndësi kanë ndarjen e karrigeve, shkruan Reporteri.net.
“Shengeni Rajonal nuk është një Jugosllavi e re, siç thonë ata që nuk bëjnë dot as një qeveri me dy parti, në Kosovën që e duan aq shumë. Sepse (mesa duket kur vjen puna tek bashkimi i forcave për ta qeverisur Kosovën, ndarja e karrigeve ka më shumë rëndësi se Kosova e mbetur në udhëkryq, pa strategji e pa qeveri)”, ka deklaruar Rama në video-adresimin e bërë për fundvit.
Ai më tej thotë se ata (Kurti e Mustafa) dhe të tjerë janë mbledhur për ta sulmuar atë.
“Po shyqyr janë të bashkuar bukur mirë, pa dallim partie e madje edhe me do ustallarë në Tiranë, për ta hedhur Kosovën kundër ‘vëllaut të Vuqiqit’ në Shqipëri, duke i’a prishur gjakun dhe errur sytë njerëzve në Kosovë, me dokrra patetike e me rrena patriotike”, ka deklaruar Rama. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.