×
  • Lajme
  • Lajme

    Edita Tahiri flet për jetën personale: Do të ishte fantazi të kisha familje

    Reporteri
    12 Prill 2025 | 13:02

    Ish– kryenegociatorja Edita Tahiri ka folur për jetën e saj personale, nga fëmijëria, martesa deri tek pëlqimet e saj gjatë periudhës së studimeve.

    Ajo tha se elementi i guximit është parë tek ajo që në fëmijëri.

    “Natyrisht që do të ishte fantazi të kisha familje, por sa herë mendoj që shumë familje u shuan gjatë luftës ka mundur edhe unë ta kem situatën e vrasjeve, edhe pse gjithë këto vrasje janë çmim i lirisë edhe unë kam mundur çdo sekond të vritem. E gatshme kam qenë të vdes për Kosovën për lirinë. Jemi një popull që e kemi paguar shtrenjtë lirinë por e kemi paguar me trimëri”, tha Tahiri në “Weekend” në Klan Kosova.

    “Nuk e tregoj pasi nuk është realizuar, personi tash ka vdekur, nuk shpalos emra, koha e studimeve, viti i fundit para diplomimit në Prishtinë”.

    Ndërkaq, tha se ishte shumë fëmijë i qetë, e dëgjueshme dhe në shkollë e mirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!