Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Rahovec, njëherit kandidat për deputet nga radhët e kësaj partie, Edon Cana ka vizituar vendin Hamoc të kësaj komune.
Cana i PDK-së ka thënë se Rahoveci i ka të gjitha parametrat për të qenë kryeqytet i agroturizmit, e që sipas tij do të ndërlidhet edhe me rigjenerimin e bujtinave që do të ofrojnë kapacitete të nevojshme hoteliere.
“Rahoveci i ka të gjitha parametrat e nevojshëm që të jetë kryeqytet i agroturizmit, si nga produktet, si nga puna, si nga njerëzit më mikpritës nga të gjitha trojet tona, mund të them pa modesti dhe njerëz më punëtorë”
“Ky agroturizëm do të ndërlidhet edhe me rigjenerimin e tërësishëm të shtëpive apo bujtinave si një projekt special i cili do të ofrojë kapacitete të nevojshme hoteliere”, tha Cana gjatë vizitës së tij Hamoc.
Kandidati për deputet i PDK-së, Edon Cana thotë se Rahoveci “mundet më mirë”, siç mundet edhe Kosova më mirë.
“Bashkohuni me ne për të bërë më shumë për Rahovecin, sepse Rahoveci mundet ma mirë, dhe me të, edhe Kosova mundet ma mirë”, shkruan Cana në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.