Të mërkurën ka qenë afati i fundit që subjektet politike që garojnë për zgjedhjet qendrore të vitit 2025, që do të mbahen më 9 shkurt.
Lëvizja Vetëvendosje ka qenë thuajse e fundit që ka bërë publike listën zyrtare të 110 kandidatëve të saj – një prej të cilëve ishte befasi në vete.
Këngëtarja e njohur Edona Llalloshi gjendet në listë si kandidate për deputete nga radhët e VV-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, me numrin 19.
Lajmin për aderimin e saj në Lëvizjen Vetëvendosje e zyrtarizoi edhe vet lideri i kësaj partie, njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Edona Llalloshi është ndër emrat më të dashur të skenës sonë muzikore. Në karrierën e saj tre dekadëshe, veç krijimeve cilësore është shquar për personalitet të veçantë. Ajo është pjesë e listës sonë për fitoren e madhe. Me Edonën do të jemi edhe më të përkushtuar ndaj artit e kulturës. Mirësevjen, Edonë”, shkroi Albin Kurti në rrjetin social Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.