×
  • Lajme
  • Lajme

    Endrit Thaçi: Do të më marrë shumë malli për babain, por do të festoj çdo ditë fitoren tuaj

    Reporteri
    05 Nëntor 2020 | 12:23

    Endrit Thaçi ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale për babain e tij Hashim Thaçi.


    Endriti  ka shkruar  se babai i tij e ka fituar betejën e lirisë dhe tani do ta udhëheq betejën për drejtësi, shkruan Reporteri.

    Tutje Endriti ka shkruar se do ta marrë shumë malli për babain e tij por se ai do të vazhdojë të jetë kryelartë.

    “Baba im e ka fitu betejën e lirisë. Dhe të lirë jemi. Ai e udhëhoqi edhe betejën për republike. Dhe shtet u bëmë e do të mbesim. Tash do ta udhëheq betejën për drejtësi. Sepse babai , bashkëluftëtarët e tij dhe krejt lufta ishte e drejtë. Do të më merr malli shumë por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lartë fitoret e tuja me mamin, familjën tonë, shokët. Do të pres me pa durim edhe pse shpejtë do të kthehesh në shtëpi. UÇK❤️❤️”, ka shkruar Endrit Thaçi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!