×
  • Lajme
  • Lajme

    Edukatorja godet me shuplakë një fëmijë në një çerdhe në Mitrovicë, kopshti e pranon rastin

    Reporteri
    22 Shkurt 2023 | 9:30
    Foto:Ilustrim

    Një fëmijë është sulmuar fizikisht në një çerdhe në Mitrovicë nga edukatorja e këtij institucioni.

    Ngjarja ka ndodhur të hënën në kopshtin dhe çerdhen “Nina” dhe lajmi është bërë i ditur nga pronarja e këtij institucioni, Agnesa Shipoli Nika.

    Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të çerdhes në Facebook, ajo ka thënë se për rastin është njoftuar nga menaxherja e institucionit, e cila ka ngritur dyshimet për se edukatorja me inicialet A.A ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës me inicialet S.I, gjatë kohës sa i njëjti i është besuar në ruajtje dhe kujdes.

    “Menjëherë pas pranimit të këtij informacioni kam bërë shiqimin e video-kamerave të institucionit me ç’rast kam vërtetuar se edukatorja e kishte qëlluar fëmijën me S.I me një shuplakë në fytyrë”, thuhet në njoftimin e Shipoli Nikës .

    Më pas ajo ka bërë të ditur se e ka ftuar edukatoren në fjalë për t’i kërkuar sqarim lidhur me sjelljen e saj të kundërligjshme, por siç ka thënë veprimi është bërë në afekt dhe pa dashje.

    ”Nisur nga fakti se sjelljet e tilla janë të papranueshme në institucionin tonë dhe njëherit janë sjellje kundërligjore, pa humbur kohë kam kontaktuar me prindin e fëmijës V.I, të cilin e kam njoftuar lidhur me rastin që ka ndodhur duke i ofruar dëshmitë e nevojshme në dispozicion”, është shprehur tutje pronarja e çerdhes.

    Gjithashtu, ajo ka thënë se prindin e fëmijës e ka inkurajuar që rastin ta inicioj në Policinë dhe Prokurorinë e Kosovës deri në zbardhjen e plotë të tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!