×
  • Lajme
  • Lajme / Fb

    Egzon Azemi i VV-së i rrenë me foto përkrahësit e Kurtit, arat e helikopterët e Gjermanisë iu thotë se janë në Kosovë

    Reporteri
    30 Maj 2025 | 19:25

    Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, në profilin e tij në “Facebook” ka publikuar një fotografi për të cilën rrejshëm konstaton se ajo që shihet në të ndodhet në Kosovë.

    Bëhet fjalë për një fotografi e cila është e realizuar në Gjermani në vitin 2020, ku një numër i madh helikopterësh shihen duke fluturuar mbi disa ara të punuara.

    “Mbi tokat e punuara nga duart e arta të bujqëve të Kosovës, po trajnohen të rinjtë e të rejat ushtarak, që ti dalin zot Republikës. Çdo pëllëmb e kësaj toke më e zhvilluar e më e sigurtë së kurrë! “, ka shkruar Azemi.

    Azemi ende nuk e ka fshirë postimin, pavarësisht se edhe në komente i kanë shkruar se fotografia është realizuar në Gjermani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!