Besian Mustafa ka dalë me reagim pas kërkesave për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut si Kryetar i LDK’së, që erdhën nga Dega e Pejës, Lipjanit dhe një degë e Prishtinës.

Ai e ka nisur postimin duke shkruar “Eh moj LDK-ja jonë… duro”, shkruan Reporteri.net.

“Duro se ke duru’ kur bijtë e bijat tua ma besnike t’i kanë quajt tradhtarë, shpiuna, bashkëpunëtorë të dreqit e t’birit… Duro se ke duru’ edhe kur Rugovistat e vërtetë t’i kanë njekë stupc prej gjinit tand… Duro se ke duru’ edhe kur “ata” kanë dashtë me t’i shitë për patriot e LDK-ista e Rugovista t’vërtetë… Duro se ke duru’ edhe kur “ata” u shitshin ma LDK se na, që jemi lind e rritë n’Ty, që kemi dhanë shpirt e jetë për Ty…”, ka shkruar Mustafa.

Reklamë

Postimi i plotë:

Eh moj LDK-ja jonë… duro.

Duro se ke duru’ edhe kur kanë dashtë me t’çky n’tana anët në 1990, 1992, 1994…

Duro se ke duru’ edhe kur t’kanë sulmu’ fizkisht, politikisht, e qysh kanë mujt e dijtë në 1999-2004…

Duro se ke duru’ kur t’kanë nda e përça sdi sa herë…

Reklamë

Duro se ke duru’ kur bijtë e bijat tua ma besnike t’i kanë quajt tradhtarë, shpiuna, bashkëpunëtorë të dreqit e t’birit…

Duro se ke duru’ edhe kur Rugovistat e vërtetë t’i kanë njekë stupc prej gjinit tand…

Duro se ke duru’ edhe kur “ata” kanë dashtë me t’i shitë për patriot e LDK-ista e Rugovista t’vërtetë…

Duro se ke duru’ edhe kur “ata” u shitshin ma LDK se na, që jemi lind e rritë n’Ty, që kemi dhanë shpirt e jetë për Ty…

Reklamë

Duro LDK.

Duro se gjithë ke duru.

Duro se gjithë kemi me duru për Ty.

Duro se gjithë kemi me luftu për Ty.

Reklamë

Duro Mbretneshë si dje e sot, ashtu edhe nesër!